Home Maqedoni Strugë: U mbajt sesioni i parë i Programit “Forume rajonale në...

Strugë: U mbajt sesioni i parë i Programit “Forume rajonale në komunitet, në Rajonin planor jugperëndimor”.

Komuna e Strugës organizoi sesionin e parë në kuadër të Programit  “Forume rajonale në komunitet, në Rajonin planor jugperëndimor”.

Sesioni u mbajt në hotelin “Drin”, ku përfaqësues të  MLS/BRR/ Donatorëve dhe përfaqësues të Zyrës së Rajonit Planor prezantuan fushat prioritare strategjike dhe nënfushat  komplementare të zhvillimit të rajonit.

Siç njoftojnë nga komuna e Strugës, në këtë sesion gjithashtu u diskutua edhe për identifikimin dhe definimin e problemeve prioritare rajonale që kanë të bëjnë me fushat dhe nënfushat strategjike për zhvillimin e rajonit për projektet e financuara nga MLS/BRR.