Home Sport Superliga sot vjen me tri super ndeshje, në Suharekë përballen rivalët për...

Superliga sot vjen me tri super ndeshje, në Suharekë përballen rivalët për titull


Ka startuar ditën e shtunë java e 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll. 

Malisheva ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Feronikelit, derisa Dukagjini ka marrë tri pikë të arta pas fitores 2-1 ndaj Prishtinës.

Sot do të zhvillohen edhe tri super sfida të tjera, shumë të rëndësishme për skuadrat që dalin në fushë.

Padyshim që kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani dhe Llapi si dy skuadra pretendente për titull përballen mes vete.

Ballkani aktualisht zë vendin e parë në tabelë 45 pikë, derisa Llapi është e katërta me gjashtë pikë më pak.

Ky takim do të gjykohet nga Genc Nuza, derisa fillon nga ora 13:30.

Gjysmë ore më parë luhen dy sfida tjera shumë interesante dhe të rëndësishme.

Drenica që po kalon formë të mirë pret Dritën e cila pas humbjes nga Ballkani synon të rikthehet te fitoret.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Gjilani pret Ulpianën, skuadër e cila ia ka shkaktuar humbjen e vetme këtë edicion bardhekuqve. /Telegrafi/

BKT Superliga:

E diel:

13:00 Drenica – Drita
13:00 Gjilani – Ulpiana
13:30 Ballkani – Llapi