Home Sport Tabela e kombinuar e Ligës Premier që nga sezoni 2018/19 tregon se...

Tabela e kombinuar e Ligës Premier që nga sezoni 2018/19 tregon se sa dominues kanë qenë Man City dhe Liverpooli


Manchester City do të presë Liverpoolin këtë të diel në një përballje të madhe në Etihad, e cila mund të ketë një ndikim të madh në garën e titullit të Ligës Premier këtë sezon.

City është vetëm një pikë përpara Liverpoolit në krye të tabelës me tetë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Që kur Pep Guardiola mbërriti në futbollin anglez në vitin 2016, Liverpooli ka qenë sfiduesi më i qëndrueshëm i Cityt për trofe.

Në fakt, gjatë katër sezoneve të fundit, të dy skuadrat kanë marrë pothuajse një numër identik pikësh në Ligën Premier.

City ka mbledhur 338 pikë nga 144 ndeshje që nga fillimi i sezonit 2018/19, ndërsa Liverpooli ka fituar vetëm një më pak, pra 337 pikë.

Tabela katërvjeçare thekson dominimin e dy klubeve, me Chelsean të tretin në listë me vetëm 264 pikë nga 143 ndeshje të luajtura.

Pavarësisht vështirësive të tyre këtë sezon, Manchester United është i katërti me 257 pikë nga 144 ndeshjet e tyre.

Liverpooli dhe City do të takohen gjithashtu në gjysmëfinale të FA Cup më 16 prill, ndërsa të dyja skuadrat janë në një pozicion të fortë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Reds munden Benfivën 3-1 në udhëtim në ndeshjen e parë çerekfinale të martën, ndërsa City fitoi 1-0 ndaj Atletico Madridit në Etihad. /Telegrafi/