Home Bota Tajvani uron Kosovën në 14 vjetorin e pavarësisë

Tajvani uron Kosovën në 14 vjetorin e pavarësisë

Shteti Tajvanit, përmes Zyrës ndërlidhëse në Hungari dhe grupit të “Miqësisë Kosovë-Taivan” ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ky shtet është në armiqësi që shtatë dekada me Kinën, por njëherit është edhe alet i pa lëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Botapress.

Kryetari i grupit të miqësisë Kosovë-Tajvan, Luo Chih-cheng në një postim në rrjetin social Facebook, ka përgëzuar popullin e Kosovës për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Si kryetar i grupit të “Miqësisë Parlamentare Kosovë-Tajvan”, dëshiroj të përgëzoj popullin e Kosovës për trimërinë e tyre në luftën për demokraci. Tajvani beson në përvojën demokratike të Kosovës dhe vlerat e përbashkëta, dhe unë do të vazhdoj të ndërtoj marrëdhënie pozitive Tajvan-Kosovë dhe të forcoj lidhjet dypalëshe në të ardhmen!”, ka shkruar Chih-cheng.

Edhe Zyra diplomatike Tajvanit në Hungari, përmes profilit në Twitter ka përgëzuar Kosovën për ditëlindjën e 14-të.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë miqve tanë në #Kosovë! Zhvillimi i madh i marrëdhënieve tona dypalëshe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e demokracive në mbarë botën”,

Tajvani është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke iu bashkuar kështu shteteve të mëdha si SHBA-së, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë perendimor./Botapress.info/