Home Maqedoni Takim Kasami-Nuredini: Shfrytëzimi i IPA – fondeve, në interes të qytetarëve të...

Takim Kasami-Nuredini: Shfrytëzimi i IPA – fondeve, në interes të qytetarëve të komunës së Tetovës

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Temë diskutimi në këtë takim ka qenë vazhdimi i projekteve në kuadër të IPA Fondeve.

“Sot, realizova takim me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Në takim biseduam për bashkëpunim në shumë projekte infrastrukturore që janë në interes të qytetarëve. Me theks të veçantë në këtë takim është biseduar për vazhdimin e projekteve në kuadër të IPA Fondeve. Këtu përfshihen projekti kapital i sistemit të kolektorëve dhe rrjetit dytësor të kanalizmit. Punimet rreth eksproprimit janë në procedurë e sipër dhe besojmë se të gjitha detyrimet e dokumentacionit teknik për realizim sa më të shpejtë të saj do të jenë gati. Bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të shtrihet edhe në sferat tjera në funksion të realizimit edhe të projekteve tjera që i takojnë sferës së ekologjisë, planifikimit dhe sfera tjera që janë në kuadër të ministrisë”, ka shkruar Kasami në facebook.