Home Maqedoni Takim pune mes Kadriut dhe Selamit, digjitalizimi i institucioneve mbetet prioritet

Takim pune mes Kadriut dhe Selamit, digjitalizimi i institucioneve mbetet prioritet

Sot në zyret e NPRN realizuan takim pune drejtori Endrin Kadriu dhe zv.drejtori i DAP, Abdulselam Selami.
“Agjendën e sotme e nisa me takim pune në zyrat e Ndërmarrjes Publike të Radiodifuzionit Nacional, ku me drejtorin e kësaj ndërmarrje z. Endrin Kadriu hapëm shumë tema diskutimi, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ngushtë që kemi ne si Drejtori e të Ardhurave Publike”, shkruan Selami në facebook.
Mes tjerash në këtë takim u diskutua edhe për digjitalizimin e institucioneve si prioritet.
Me z. Kadriun i cili është edhe inxhinier i Mekatronikës dhe ka një përvojë të bujshme me teknologjinë, gjithashtu shkëmbyem përvoja dhe ide të cilat kanë të bëjnë me digjitalizimin e institucioneve të cilat i përfaqësojmë, duke pasur parasysh edhe faktin se ne si DAP, një nga prioritetet tona mbetet digjitalizimi i tërësishëm i shërbimeve tona si drejtori.