Home Bota Talibanët ua ndalojnë shkollimin vajzave pas klasës së gjashtë

Talibanët ua ndalojnë shkollimin vajzave pas klasës së gjashtë

Në Afganistan, nxënëset e shkollës përtej klasës së gjashtë u larguan nga mësimet e tyre të mërkurën pas një vendimi të qeverisë së udhëhequr nga talibanët për t’i mbajtur dyert e shkollave të mbyllura për to.

Pavarësisht një vendimi të mëparshëm, ministria e arsimit e talibanëve njoftoi se të gjitha shkollat do të mbeten të mbyllura për vajzat përtej klasës së gjashtë deri në njoftimin e mëtejshëm, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar.

Ndërkohë, një uniformë shkolle për vajza do të dizajnohet bazuar në ligjin e Sheriatit, kulturën dhe traditën afgane.

Nxënëset që prisnin me padurim rifillimin e mësimeve që nga kthimi i talibanëve në pushtet, u zhgënjyen kur u paraqitën për mësim të mërkurën.