Home Maqedoni Taravari: Sigurojmë ujë të shëndetshëm për qytetarët

Taravari: Sigurojmë ujë të shëndetshëm për qytetarët

Arben Taravari në facebook ka njoftuar opinionin për punimet që kryhen në linjën e ujësjellësit.
“Punimet për linjën më të gjatë të ujësjellësit në kuadër të projektit SECO. Prurje më të mëdha të ujit dhe furnizim i pandërprerë. Me zëvendësimin e gypave të dëmshëm të azbestit me gypa të rinj, sigurojmë ujë të shëndetshëm për qytetarët. Pamje nga punimet në aortën kryesore me 8.624 metra gjatësi që lidhet me rezervuarin prej 5.600 m3 në Zdunjë dhe kalon përmes Zonës së VII, VIII, Çajlë, Forinë e deri në Çegran”, ka shkruar Taravari.