Home Showbiz Të gjitha çmimet e fituara mbrëmë në Brit Awards, Dua Lipa zgjidhet...

Të gjitha çmimet e fituara mbrëmë në Brit Awards, Dua Lipa zgjidhet artistja më i mirë e zhanrit Pop/R&B

Ka përfunduar ndarja e çmimeve Brit Awards 2022 ku të pranishëm ishin emra të mëdhenj të muzikës.

Plot 12 çmime u dhanë për këngët, artistët dhe grupet më të arritura të vitit.

Për të dytin vit radhazi, në këtë mbrëmje u shpërblye me çmim edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo triumfoi në kategorinë e “Artistes më të mirë të zhanrit Pop/R&B”, duke lënë prapa emrat e njohur si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Pa dyshim mbretëresha e mbrëmjes ka qenë Adele, si artistja më e vlerësuar në edicionin e sivjetmë me gjithsej tri çmime të rëndësishme: “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” (për këngën “Easy On Me)” dhe “Albumi më i mirë i vitit” (për albumin “30”).

Lista e plotë e fituesve:

-Kënga më e mirë e vitit – Adele, “Easy On Me -—

-Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit – Olivia Rodrigo, “Good 4 U”

-Artisti më i mirë i zhanrit Pop/R&B – Dua Lipa

-Artisti më i mirë i zhanrit ‘rock’ dhe alternative – Sam Fender

-Artisti më i mirë i zhanrit ‘dance’ – Becky Hill

-Grupi më i mirë i vitit – Wolf Alice

-Artisti më i mirë ndërkombëtar – Billie Eilish

-Artisti i ri më i mirë – Little Simz

-Artisti më i mirë i zhanrit rap – Dave

-Grupi më i mirë ndërkombëtar – Silk Sonic

-Artisti i vitit – Adele

-Çmimi i karrierës (Autori muzikor më i mirë i vitit) – Ed Sheeran

-Albumi i vitit – Adele, “30”