Home Maqedoni Të rinjtë nga vendet e ndryshme 'vërshojnë' komunën e Strugës

Të rinjtë nga vendet e ndryshme ‘vërshojnë’ komunën e Strugës

Salla e mbledhjeve të Komunës së Strugës sot ishte e mbushur me të rinj nga vende të ndryshme. Shefja e Kabinetit Erkanda Bauta ka mirëpritur përfaqësuesit e SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë, e cila është nikoqire e mobilitetit në kuadër të Programit Erasmus + KA 229 “Shëndeti dhe rutinat ditore”.
 Pjesëmarrësit ishin nga Polonia, Italia, Turqia, Spanja dhe sigurisht Maqedonia dhe së bashku realizojnë aktivitete për të promovuar një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe më të lumtur dhe ndryshimin e zakoneve të përditshme të këqija.
Mobiliteti është një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri rreth kulturave dhe zakoneve të ndryshme.
Ky projekt do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të mos paragjykojnë dhe të kenë më pak frikë nga dallimet, sepse dallimet janë thelbësore dhe të bukura.