Home Botë Testi i ri Covid 19 zbulohet nga kinezët, saktësia e njëjtë me...

Testi i ri Covid 19 zbulohet nga kinezët, saktësia e njëjtë me PCR-in

Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një test të ri të koronavirusit po aq të saktë sa një test PCR që jep rezultate brenda katër minutave.
Testet PCR shihen si metoda më e saktë dhe më e ndjeshme e kontrollit për Covid, por zakonisht duhen disa orë për të marrë rezultate.

Studiuesit kinezë në universitetin Fudan në Shangai tregojnë se kanë një zgjidhje, në formën e një sensori që përdor mikroelektronikën për të analizuar materialin gjenetik nga tamponi, raporton “AFP”, citon “The Guardian”.

Gjetjet u publikuan në një artikull të rishikuar nga kolegët në revistën “Nature Biomedical Engineering”.

“Ne implementuam një biosensor elektromekanik për zbulimin e SARS-CoV-2 në një pajisje prototip të integruar dhe portativ dhe treguam se ai zbuloi ARN-në e virusit në më pak se katër minuta”, -theksuan shkencëtarët.

Për testimin u morën mostra nga 33 persona në Shangai, të cilët ishin të infektuar me Covid dhe u testuan gjithashtu duke përdorur PCR-në.