Home Maqedoni Tetovari që vrau nënën shkon në paraburgim

Tetovari që vrau nënën shkon në paraburgim

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj një 45-vjeçari, banor i fshatit Sellcë, i cili me dashje ka vrarë nënën e tij.

Sipas prokurorisë, më 8 prill në oborrin e shtëpisë së familjes ku banonin, i dyshuari e ka sulmuar viktimën pa asnjë arsye, duke i shkaktuar një goditje fatale me sëpatë.

Gjykata pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të dyshuarit të akuzuar për vrasje i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.