Home Maqedoni TETOVË/ SPB gjen granatë dore F-1, daton nga Lufta e Dytë Botërore

TETOVË/ SPB gjen granatë dore F-1, daton nga Lufta e Dytë Botërore

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga Odri i Tetovës dje (14-mars) në ora 09:40 në SPB Tetovë ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një mulli të vjetër në fshat ka gjetur një granatë dore F-1, e cila ka qenë e ndryshkur dhe me shumë gjasë buron nga Lufta e Dytë Botërore.

Është kryer këqyrja dhe lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga përfaqësues i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.