Home Maqedoni Thaçi: Ata që e bënë 61-shin me Levicën janë më keq sesa...

Thaçi: Ata që e bënë 61-shin me Levicën janë më keq sesa tradhëtar!

Krijimi i shumicës prej 61 deputetëve të cilët tentuan të rrëzojnë Qeverinë Zaev 2, sipas kryetarit të PDSh-së, Menduh Thaçi do të ishin fatalitet për vendin.

Kjo sipas tij u dëshmua me krizën në Ukrainë që pësoi pas pushtimit rus.

“Me krizën në Ukrainë u sqarua definitivisht se çfarë fataliteti mund të ishte ai 61 i ri”, tha Thaçi në ClickPlus në TV21.

“Më mirë në politikë është të jesh tradhëtar sesa budalla. Unë sot e kësaj dite e vlerësoj se ata Afrimi, Bilalli dhe Ziadini që e bënë 61-shin me Levicën janë budalla, më keq sesa tradhëtar”, është shprehur Thaçi.