Home Maqedoni Thaçi: Nuk ekziston rrezik te shqiptarët prej islamit

Thaçi: Nuk ekziston rrezik te shqiptarët prej islamit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 duke komentuar gjendjen e sigurisë globale tha se nuk ekziston rrezik te shqiptarët prej islamit.

“Vazhdoj ta mbaj këtë qëndrim konsistent. Nuk ekziston rrezik te shqiptarët prej islamit, rrezik te shqiptaret ekziston prej grupeve të ndryshme nepotiste deri diku edhe kriminale që për interesa të caktuara bëjnë atraksione të këtilla dhe neve na mveshin etiketa të tilla”, tha mes tjerash Thaçi.

Ai tha se vazhdon të mendojë se se rreziku vjen prej grupeve të ndryshme brenda partive politike shqiptare, si Alternativa dhe Lëvizja Besa.

“Ju kujtohet kur kam fol me kohë për atë unazën, për atë goditjen. Nuk kisha nevojë me askënd të konfrontohem, se unë s’jam askush të konfrontohem me Iranin”, theksoi Thaçi.