Home Sport Tifozëve të Chelseat u lejohet që të blejnë bileta në disa...

Tifozëve të Chelseat u lejohet që të blejnë bileta në disa ndeshjes


Qeveria ka ndryshuar licencën speciale të Chelseat për t’i lejuar tifozët që të kenë akses në bileta.

Atyre i është lejuar që të blejnë bileta për ndeshjet si mysafir, ndeshjet e kupave dhe ndeshjet e femrave, ka njoftuar Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport.

Bluve iu ishte ndaluar të shisnin bileta, pasi pronari Roman Abramovich u sanksionua për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Chelsea nuk do të marrë asnjë të ardhur nga shitja e biletave, pasi të gjitha paratë do t’u shkojnë organizatorëve të atyre garave.

“Që kur Roman Abramovich u shtua në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet e tij me Vladimir Putinin, ne kemi punuar për të siguruar që klubi të vazhdojë të luajë futboll duke siguruar që regjimi i sanksioneve të vazhdojë të zbatohet”.

“Unë do të doja të falënderoja tifozët për durimin e tyre ndërsa ne jemi angazhuar me autoritetet e futbollit për ta bërë të mundur këtë” ka thënë ministri i sporteve, Nigel Huddleston. /Telegrafi/