Home Bota Tjetër goditje për Putinin! Ukraina vret një oficer të lartë të marinës...

Tjetër goditje për Putinin! Ukraina vret një oficer të lartë të marinës ruse

Ukraina thotë se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës shkroi në Facebook se kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy, u vra nga forcat ukrainase gjatë luftimeve intensive, megjithëse rrethanat rreth vdekjes së tij janë të paqarta.

Nga ana e saj, Moska ende nuk e ka konfirmuar lajmin.

Paliy ishte zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi dhe besohet të jetë oficeri i parë detar i vrarë në pushtim.

Të shtunën, Kievi tha se kishte vrarë gjeneral-lejtnant Andrei Mordvichev, gjenerali më i lartë rus që ka vdekur në luftime deri më tani.