Home KOSOVË Tre persona të armatosur grabisin një bankë në Prishtinë

Tre persona të armatosur grabisin një bankë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha për Telegrafin se dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë.

Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja është  kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, tha ajo.

Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit. /Telegrafi/