Home Sport Tuchel për shortin: Sfidë e vështirë ndaj Real Madridit

Tuchel për shortin: Sfidë e vështirë ndaj Real Madridit

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka reaguar pas hedhjes së shortit për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligë së Kampionëve.

Në ora 12:00 u hodh shorti për fazat finale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.

Blutë e Londrës do të përballen me Real Madridin në kuadër të gjysmëfinales, ndërsa fituesi i tyre do ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit.

Pas këtij shorti, ka reaguar trajneri i Chelseat, Tuchel, i cili e ka cilësuar si sfidë të vështirë përballjen me Los Blancos.

“Është një sfidë e vështirë”, ka thënë fillimisht Tuchel në konferencë shtypi.

“Një sfidë nuk mund të jetë shumë më e madhe sesa të luash në Bernabeu me spektatorë”.

“Ka gjithashtu një emocion të madh rreth kësaj ndeshjeje”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/