Home Rajon U takuan kryeministrat e Bullgarisë dhe Serbisë – Çfarë thanë për Maqedoninë?

U takuan kryeministrat e Bullgarisë dhe Serbisë – Çfarë thanë për Maqedoninë?

Kryeministrat e Serbisë dhe Bullgarisë, Ana Brnabiq dhe Kiril Petkov, pas takimit të djeshëm theksuan se Sofja dhe Beogradi, ndër të tjera, janë të interesuar për një treg të përbashkët të gazit dhe energjisë.

Kryeministrja e Serbisë në konferencën për shtyp tha se do të ketë një treg të përbashkët energjetik, i cili do të sjellë konkurrencë më të madhe për ekonomitë e dy vendeve.

“Do të sillte përfitime për të gjithë ne dhe kështu ne mund të ndërtojmë më shumë kapacitete nga burimet e rinovueshme të energjisë”, tha Brnabic.

Kryeministri i Bullgarisë shprehu besimin se Ballkani, shtëpia e 65 milionë banorëve, mund të bëhet rajoni me rritjen më të shpejtë duke hequr kufijtë dhe një treg të përbashkët të gazit dhe energjisë.

“Kjo është pjesë e vizionit tonë, potenciali ekziston,” tha Petkov.

Sipas tij, ka potencial të madh për një treg të unifikuar të gazit.

“Besoj se do t’ia dalim”, tha ai, duke shtuar se kjo nënkupton lidhjen me Maqedoninë, Greqinë, Serbinë dhe Rumaninë.