Home Showbiz 'Ultimatumi': A do guxoje ta ftoje partnerin/en në një 'reality show' si...

‘Ultimatumi’: A do guxoje ta ftoje partnerin/en në një ‘reality show’ si ky i Netflix?

Pas përfundimit të sezonit 2 të “Love Is Blind”, Netflix po përgatitet për një tjetër reality me në qendër romancën, në “The Ultimatum: Marry or Move On”.

Në serialin që Netflix do të nxjerrë në 6 prill, gjashtë çifte kanë arritur në një pikë në marrëdhëniet e tyre ku një person është gati të martohet dhe tjetri jo.

“Në këtë mundësi që vjen një herë në jetë, këta çifte do t’i vënë marrëdhëniet e tyre në provën përfundimtare me shpresën se do të martohen, ose jo”, thotë Vanessa Lachey, bashkë-autorja e reality-t.

Gjatë kësaj eksperience, pjesëmarrësit do të bëjnë takime me partnerët e çifteve të tjera dhe çdo pjesëmarrës duhet të zgjedhë një person të ri me të cilin do të jetojë dhe do të bëjë “dating”, për kohëzgjatjen 3-javore, në një “martesë provë”. Deri në finale, secili duhet të vendosë nëse duan të martohen me partnerin e tyre origjinal (atë me të cilin erdhën) apo të ndahen përgjithmonë.

“Ju jeni këtu sepse dikush në marrëdhënien tuaj ka lëshuar një ultimatum,” u thotë Vanessa çifteve në një teaser në YouTube. “Një partner është gati të martohet dhe tjetri nuk është i sigurt. Do të zbuloni nëse ka njerëz këtu që mund të jenë më të përshtatshëm.”