Home Maqedoni Valon Bela zgjidhet kryetar i degës së Çairit nga Lëvizja BESA

Valon Bela zgjidhet kryetar i degës së Çairit nga Lëvizja BESA

Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e kongresit të dytë të Lëvizjes BESA sot u bë riorganizimi i degës së Çairit.

Si rrjedhojë, siç njoftojnë nga partia Besa, kryetar i degës është zgjedhur Valon Bela.

Të pranishëm në kuvendin zgjedhor të degës së Çairit ishin edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Arjanit Hoxha dhe kryetari, Bilall Kasami, transmeton TV21.