Home Showbiz Vazhdojnë puthjet në “Big Brother VIP”, kësaj radhe Beniada puth Donaldin

Vazhdojnë puthjet në “Big Brother VIP”, kësaj radhe Beniada puth Donaldin

Ngjarjet që ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP” janë akoma më të komentuarat në media rozë dhe rrjete sociale.

Gjatë ditëve të fundit, një puthje në buzë e shkëmbyer mes aktores, Arjola Demiri dhe balerinit, Ilir Shaqiri ka sjell reagime të ndryshme.

Puthja e realizuar miqësisht ishte në kuadër të provës javore, e që edhe gjatë ditës së djeshme dyshja bënë shaka lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë, një tjetër dyshe kanë shkëmbyer një puthje publike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kësaj radhe ka qenë modelja Beniada Nishani e cila ka puthur aktorin, Donald Veshaj. Kujtojmë që ky i fundit ka zyrtarizuar lidhjen e tij me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.