Home Maqedoni VIDEO/ Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave “burrëror”, flasin qytetarët!

VIDEO/ Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave “burrëror”, flasin qytetarët!

Pas shterjes së debatit mes Qeverisë, Lidhjes së Sindikatave dhe Punëdhënësve, Qeveria e RMV-së dje ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale nga 15.200 në 18.000 denarë.

Për këtë vendim të Qeverisë, portali indeks.mk ka realizuar një anketë me qytetarët në Çarshinë e Shkupit.

Të gjithë të anketuarit duartrokasin vendimin e Qeverisë dhe thonë se ky është një nga vendimet më të mira që Qeveria ka marrë së fundmi.Por thonë se kjo rritje nuk guxon të ndalet, por deklarojnë se duhet vazhduar, sepse janë rritur edhe çmimet në përgjithësi.

Një nga të anketuarit tonë tha se ky është “vendim burrëror”i Qeverisë sepse ndihmon për të zbutur varfërinë.

”Mirëështë, mirë,  por ende do duhet të rritet”, deklaroi qytetari i parë me të cilin diskutuam për këtë masë.

“Besoj që nuk kanë gabuar që e kanë bërë 18 mijë, edhe pse dëgjova nga mjetet e informimit se donin 16 mijë e ca, mirëpo prapë besoj se Qeveria bëri burrninë. Shumë mirë është bërë që është bërë 18mijë sepse varfëria, është gjëja më e keqe për një njeri, sëmundjes i gjendet zgjidhja po edhe kurbeti ka zgjidhje, mirëpo sofra don të kesh me çka ta shtrosh, fëmija nuk din se sa e ka rrogën prindi”, deklaroi mes tjerash një tjetër qytetar.

“Patjetër se është masë e duhur, qytetarëve kjo gjë u ndihmon, u ndihmon familjeve”, flet qytetari tjetër duke folur për indeks.mk.

“Rritja është vendim i duhur, por nuk është e mjaftueshme, duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve”.

“Nuk është keq 18 mijë, por nuk është e mjaftueshme”, tha shkurt një tjetër qytetar, “mendoj se është masë e qëlluar, pse të mos rriten pagat, është mirë për të gjithë”.

“Rritja e pagës minimale është mirë, është një progres. Mendoj se duhet të vazhdojë kjo si masë dhe të rritet edhe më shumë”, është deklarata e shkurtër e një kalimtari.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë për pagën minimale do tëhyjë në fuqi nga muaji prill. Pra punëdhënësit rrogën e muajit mars nuk do të guxojnë t’ua japin punëtorëve më të vogël se 18.000 denarë.