Home SHQIPËRI “Vila, luks e orgji”, Berisha “lëshon” gojën ndaj Ramës: Shpenzon 15 mijë...

“Vila, luks e orgji”, Berisha “lëshon” gojën ndaj Ramës: Shpenzon 15 mijë euro në orë me paratë e shqiptarëve. Ja çfarë është në të vërtetë “Ballkani i Hapur”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke përdorur dhe një gjuhë jo të përshtatshme për një politikan.

Nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatin e tij të “6 Marsit”, Berisha tha se qeveria e Edi Ramës nuk njeh kufi në “shpenzime, luks, vila, udhëtime dhe orgji.

Sipas tij, Rama shpenzon 15 mijë euro në orë me paratë e shqiptarëve, ndërsa fluturon me avion në dispozicion.

“Kjo qeveri nuk njeh kufi në shpenzimet, luks, vilat, udhëtimet dhe orgjitë. Ministra që ulen e porosisin 1 mijë dollarë biftekun me paratë tuaja. Kreu i Meduzës me paratë tuaja shpenzon 15 mijë euro në orë, fluturim me avion në dispozicion. Ministre tjetër që fluturon 15 herë Tiranë-Dibër për takime partiake me helikopter. Njerëz të pashpirt, që nuk duan t’ia dinë as për ju, as për fëmijët tuaj, as për të ardhmen. Edi Rama firmos Ballkanin e Hapur. Çfarë është Ballkani i Hapur për fermerët e Rrogozhinës? Absolutisht falimentim dhe vetëm falimentim, sepse ju nuk mund të mateni me fermerët e një vendi tjetër, që marrin subvencion jo vetëm për një kokë lope, por për çdo dhi e keq që rrisin, për çdo produkt. Sigurisht atyre ju del kostoja shumë më e ulët, sepse shteti u subvencionon. Ndaj me këtë marrëveshje antishqiptare, Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm i detyron fermerët e Shqipërisë të shkojnë e të punojnë në fushat e Shumadisë, ndërkohë që toka e tyre është shumë herë më pjellore se toka e Shumadisë dhe çdo tokë tjetër në Ballkan”, u shpreh Berisha.