Home Maqedoni Visar Ganiu dhe Liridon Baftiu, gatishmëri për hapjen e një zyre për...

Visar Ganiu dhe Liridon Baftiu, gatishmëri për hapjen e një zyre për shërbime sociale në Çair

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit, takoi sot drejtorin e Qendrës për Punë Sociale për Qytetin e Shkupit, Liridon Baftiu, me të cilin, siç njoftohet, është biseduar për format e bashkëpunimit që mund të realizojmë përmes dy institucioneve.

Siç ka shkruar Visar Ganiu në Facebook, në këtë takim veçanërisht është biseduar për mundësinë e hapjes së një sporteli të Qendrës për Punë Sociale në territorin e Komunës së Çairit për pranimin dhe dorëzimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me shërbimet nga fusha e punëve sociale, gjë për të cilën  kanë shprehur gatishmëri të dy palët.

“Konstatuam se me një hap të tillë do të lehtësojmë në masë të madhe obligimet e qytetarëve, por edhe se do të jemi në shërbim sa më të madh të tyre”, shkruan Ganiu në facebook.