Home Maqedoni Vizitë e delegacionit turk, mundësi për binjakëzim të të Tearcës me Kelesin...

Vizitë e delegacionit turk, mundësi për binjakëzim të të Tearcës me Kelesin e Turqisë

Nga komuna e Tearcës bëjnë të ditur se sot është realizuar një takim trilateral me një delegacion turk, ku të dy Kryetarët e Komunave kishin nderin të njoftohen me deputetin e parlamentit turk, z.Osman Mesten, Kryetarin e Komunës Keles të Turqisë, z.MehmetKeskin dhe këshilltarë e zyrtarë të lartë nga Turqia, me të cilët u shtjelluan disa tema diskutimi, ku njëra ndër to ishte edhe mundësia për bashkëpunim dhe binjakëzim të komunave.

“Ndërto ura lidhëse dhe thyeji muret ndarëse!”, kjo është motoja që do të ndjek sa herë do të bëhet fjalë për të bashkëpunuar me të tjerët e që do të kontribuonim në të mirën e komuniteteve të dy Komunave”, ka thënë kryetari i Komunës së Tearcës, NuhiNeziri.