Home Maqedoni VMRO dhe Levica vihen në mbrojtje të Fadil Zendelit të Besës

VMRO dhe Levica vihen në mbrojtje të Fadil Zendelit të Besës

VMRO dhe Levica vihen në mbrojtje të Fadil Zendelit të Besës

 /

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi planifikon të debllokojë punën në Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me shkarkimin e kryetarit të komisionit, deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Opozita momentalisht ka shumicën në komision me Zendelin pasi partia e tij kaloi në opozitë. Megjithatë, Zendeli refuzoi të jep dorëheqje, ndërsa shumica thotë se kjo është në kundërshtim me ligjin.

Sipas deputetit Antonio Milloshoski, propozimi i Xhaferit për shkarkim është precedent duke pasur parasysh se duhet të shkarkohet anëtari i trupit punues pa propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Ndryshe, puna në këtë komision, mes tjerash ka të bëjë edhe me zgjedhjen e 4 gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese.