Home Maqedoni VMRO nuk përcaktohet, a është me Amerikën apo me Putinin? (Foto)

VMRO nuk përcaktohet, a është me Amerikën apo me Putinin? (Foto)

Iniciatori i Lëvizjes për Republikë të re, Ivon Veliçkovski ish deputet dhe i afërt me VMRO-në, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shënuar se VMRO duhet të distancohet nga personalitete si Apasiev që është pro agresionit rus dhe të deklarohet se mbështet Ukrainën në këtë rast.

Ky është momenti kur të gjithë në opozitë duhet të distancohen nga personalitetet e Putinit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të jenë me shtetin dhe aleatët e tij në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës. Zgjedhja para secilit prej nesh është të jemi opozitë e qeverisë ose kundërshtare e interesave të Maqedonisë. Për këtë çështje, veçanërisht, VMRO-DPMNE duhet të vendosë nëse do ta ndërtojë politikën e saj në drejtim evropian dhe euroatlantik apo është ende e gatshme të ndërtojë një qeveri edhe me figura të tilla, shkruan kështu Veliçkovski.