Home Maqedoni VMRO vazhdon të jetë kundër gjuhës shqipe

VMRO vazhdon të jetë kundër gjuhës shqipe

Kryetari i partisë maqedonase në opozitë VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski në intervistën e tij për emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij kundër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, kësaj rradhe në uniformat e policisë.

Ai është shprehur se nuk ndjehet i habitur nga kjo gjë madje edhe ka ironizuar duke thënë se kryeministri Kovaçevski mund të bëjë edhe tatuazh në dy, tre apo pesë gjuhë.

“… kjo nuk më befason. Si t’ju them, Kovaçevski mundet edhe në ballë të shkruajë në dy, tre apo pesë gjuhë..” – është shprehur mes tjerash kreu i VMRO-së Hristijan Mickovski.