Home Sport Xavi: Messi do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Barcelona

Xavi: Messi do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Barcelona


Xavi Hernandez ka folur për situatën e yllit argjentinas të Paris Saint-Germain, Lionel Messi, pasi kohëve të fundit të qenë disa herë i lidhur me Barcelonën.  

Trajneri i Barcelonës u pyet nëse Lionel Messi është i mirëpritur të kthehet në Camp Nou.

Ai nuk hezitoi të flasë për ish-bashkelojtarin e tij, për të cilin tha se i ka gjithmonë dyer e hapura në Camp Nou.

“Ai është më i miri në histori dhe gjithmonë do të jetë i mirëpritur te Barcelona”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencë për shtyp.

“Për sa kohë që unë jam trajner, nuk ka rëndësi nëse ai dëshiron të vijë çdo ditë këtu. Mendoj se ne i detyrohemi atij shumë”.

“Ai ka një kontratë me PSG-në dhe ka pak që mund të themi. Ajo që ai na ka dhënë është e paçmueshme”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndryshe, Messi u largua gjatë verës nga Camp Nou pas më shumë se 20 viteve të kaluara me Blaugranët, por ende nuk e ka gjetur veten te PSG. /Telegrafi/