Home Maqedoni Xhaferi priti homologun e tij italian Roberto Fiko

Xhaferi priti homologun e tij italian Roberto Fiko

Në takimin e sotëm me kolegun tim nga Dhoma e Deputetëve e Republikës Italiane, Roberto Fiko, u pajtuam se edhe pse kanë kaluar 23 vite nga takimi i fundit i këtij niveli në Shkup, dy shtetet tona kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe mbështeten në mënyrë të ndërsjellë në planin multilateral.

Ndër tjerat, provë janë dy rezolutat e miratuara në të dyja Dhomat e Parlamentit Italian, për mbështetjen e rrugës sonë eurointegruese, bashkëpunimi i ndërsjellë si aleatë të barabartë në misionet e NATO-s dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-së bashkëpunimi konstruktiv edhe në kuadër të Nismës Adriatiko-Joniane dhe CEI-t, Nismës Qendrore-Evropiane.