Home Showbiz Yjet e famshëm që vendosën të ndryshonin emrat e fëmijëve

Yjet e famshëm që vendosën të ndryshonin emrat e fëmijëve

Gjithkush dëshiron që fëmija i tyre të ketë një emër të këndshëm që të tingëllojë bukur, të jetë interesant dhe/ose të ketë një kuptim të veçantë. Por, ndonjëherë ndodh që teksa përpiqemi të zgjedhim një emër unik, mund të përfundojmë duke zgjedhur diçka që ndoshta fëmija nuk do ta pëlqejë në të ardhmen, nuk është i përshtatshëm, nuk “i shkon” ose thjesht tingëllon keq.

Kylie Jenner njoftoi së fundmi se kanë ndryshuar emrin e djalit. Pra, nuk quhet më Wolf. Kylie nuk e bëri të ditur emrin e ri.

Yjet e famshëm që vendosën të ndryshonin emrat e

Kylie nuk është e vetmja që ka vepruar kështu. Komediania Amy Schumer dhe bashkëshorti Chris Fischer zgjodhën emrin Gene Attell Fischer kur i biri erdhi në jetë në maj 2019. Por më pas e ndryshuan pasi thanë se së bashku, emri tingëllonte si “genital” (/?je-n?-t?l/ – duke iu referuar organeve gjenitale në anglisht). Ata zgjodhën emrin David, që ishte emri i dytë i foshnjës.

Yjet e famshëm që vendosën të ndryshonin emrat e

Këngëtarja Grimes dhe Elon Musk zgjodhën emrin X Æ A-12 për djalin, por për shkak të ligjit që nuk lejonte, e ndryshuan në X AE-XII.

Yjet e famshëm që vendosën të ndryshonin emrat e

Kur ylli i “Grey’s Anatomy”, Caterina Scorsone, njoftoi lindjen e fëmijës së tretë, u shpreh se vajza do të quhej Arwen. Arwen është një emër i krijuar nga autori J.R.R. Tolkien për trilogjinë e “Lord of the Rings” dhe do të thotë “vajzë mbretërore”. Më pas ajo u shpreh se e kishin ndryshuar emrin në Lucinda, që fillimisht ishte emri i dytë.

Yjet e famshëm që vendosën të ndryshonin emrat e

Tyler Baltierra dhe Catelynn Lowell, gjatë një episodi në vitin 2018 “Teen Mom OG”, thanë se zgjodhën emrin Tezlee për vajzën, por më vonë e ndryshuan në Vaeda Luma.