Home Sport YouTuberi i shndërruar në boksier nokautohet brutalisht nga ai profesionist që shijoi...

YouTuberi i shndërruar në boksier nokautohet brutalisht nga ai profesionist që shijoi fitoren e parë në karrierë


Një yll italian i mediave sociale u rrëzua në mënyrë të egër nga një luftëtar që është pa asnjë fitore të vetme, duke u bërë sensacion në internet.

Alberto Frati, i cili drejton një kanal në YouTube të quajtur “FightersLife”, po bënte vetëm paraqitjen e tij të dytë në ring kundër Stefan Markoviç – një boshnjak që garon në peshën e lehtë që kishte humbur të 13 luftimet e tij të mëparshme profesionale.

Frati hyri në meç me një rekord profesional prej 1-0, por dukej dukshëm jashtë ritmit, ndërsa Markoviç i dha atij nokautin e parë me një goditje brutale.

Italiani qëndroi i palëvizshëm në dysheme për disa sekonda, por edhe pse u rikthey në këmbë, ai nuk ia doli të këndellej edhe aq mirë, duke humbur me vendim unanim, me dy gjyqtarë që shënuan të gjashtë raundet për Markoviçin, ndërsa e treta iu dha një raund yllit të mediave sociale.

Kanali i tij në YouTube, FightersLife, ka mijëra abonentë dhe ka grumbulluar mbi gjysmë milioni shikime që kur u lansua në vitin 2018 dhe transmeton ndeshje të plota boksi, si dhe intervista, përmbajtje për stilin e jetës dhe fitnesin dhe video të tjera të lidhura me boksin. /Telegrafi/