Home Bota Zelensky: ‘Nuk do të hyjmë në NATO!' Rusi-Ukrainë afër marrëveshjes së paqes

Zelensky: ‘Nuk do të hyjmë në NATO!’ Rusi-Ukrainë afër marrëveshjes së paqes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, një vendim ky shumë rëndësishëm në një kohë kur Kievi po përballet me sulmet ruse që duan të vendosin kontrollin në kryeqytet.

Që prej fillimit, mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO ka qenë një kusht i panegociueshëm i Rusisë. “Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s; ne e kuptojmë këtë”, tha presidenti. “Për vite kemi dëgjuar për derën në dukje të hapur, por tashmë kemi dëgjuar që nuk do të hyjmë atje dhe këto janë të vërteta dhe duhen pranuar.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot (e mërkurë, 16 mars) se po diskutohet në bisedimet me Kievin që Ukraina të marrë statusin e një shteti neutral, një status i krahasueshëm me Austrinë dhe Suedinë.

“Ky është një opsion që po diskutohet tani dhe që mund të konsiderohet si kompromis,” u tha gazetarëve Peskov duke rritur shpresat se do të marrë fund lufta më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryenegociatori i Rusisë në bisedimet me Ukrainën, Vladimir Medinsky, tha se statusi neutral si ai i Austrisë apo Suedisë do të nënkuptojnë se Ukraina do të jetë në gjendje të mbajë ushtrinë e saj, por nuk do të lejohet të presë baza apo trupa të huaj.