Home Maqedoni Zgjedhje të reja lokale në Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë

Zgjedhje të reja lokale në Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë

Më 17 prill lokale në komunat Mavrovë-Rostushe dhe Qendër Zhupë do të përsëriten. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar në këto dy komuna.

Në zgjedhjet e mbajtura më 17 tetor të vitit të kaluar, pjesëmarrja në këto dy komuna ishte më pak se 33%, që është kusht ligjor për sukses në rrethin e parë: në Mavrovë-Rostushë votuan 32% ose rreth 3200 votues dhe në Qendër Zhupa 25,6%, që do të thotë – vetëm 1800 votues. Me vendim të Qeverisë, kryetarëve aktualë Medat Kurtovski dhe Arian Ibrain u është vazhduar mandati deri në zgjedhjen e të rinjve. Këto komuna janë migrante, ndaj konsiderohet se pjesëmarrja e ulët vjen si pasojë e dallimeve të mëdha ndërmjet votuesve të regjistruar dhe numrit real të banorëve.