Home Maqedoni Ziadin Sela uron Ditën e Mësuesit

Ziadin Sela uron Ditën e Mësuesit

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela nëpërmjet facebookut uroi të gjithë mësimdhënësit në “Ditën e Mësuesit”. Sela i quajti shtyllë e vazhdueshme e mbështjetjes dhe frymëzimit të gjithë arsimtarët dhe profesorët.
“Për të gjithë ata që na ndihmojnë ta kuptojmë jetën dhe të nxjerrim më të mirën prej saj, ata të cilët na kanë dhënë dhe japin mësime në mënyrë që të mund të bëjmë më të mirën në gjërat që bëjmë. Të nderuar e të dashur mësues, pedagogë e profesorë! Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë mësuesve që na inkurajojnë dhe na qëndrojnë pranë duke qenë shtylla jonë e vazhdueshme e mbështetjes dhe frymëzimit. Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë!”, është shprehur Sela.