Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së – partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ai ka ndërtuar histori, për dallim prej atyre “që flasin për histori”.

Lladrovci i ka kërkuar Ahmetit të mos çuditet nga “disa personazhe të jetës tonë publike”.

“Vëlla Ali, Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit”, shkroi Lladrovci.

“Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë të kaluarën tuaj të shkëlqyer, as rrolin tuaj historik në proceset historike të shqiptarëve për liri”, shtoi ai.

Lladrovcki i uroi suksese e shëndet Ali Ahmetit.

“Sot, nga Tropoja e Bajram Currit e Tahir Sinanit, ju uroj suksese e shëndet, ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që i duan shqiptarët brenda vlerave euro-atlantike! Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori!”, shkroi Lladrovci.

https://www.facebook.com/share/p/BKKECZ7uRiAHerr7/?mibextid=WC7FNe